Skema Kombëtare e Investimeve në bujqësi qe garanton mbështetje financiare deri në 15 milion euro për fermerët në të gjithë vendin, bëri bashkë në Shkodër, Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, kreun e bashkisë Benet Beci, drejtuesit rajonalë të bujqësisë, veterinerë dhe fermerë.
Ministrja Denaj bëri të ditur se, aplikimet për skemën përfundojnë më 8 nëntor
“Kjo është një skemë që shkon në 50% grant, të një investimi që do të ndryshonte infrastrukturën e mjeteve apo godinave që ju do të kryeni aktivitetet”, tha Denaj.
Kryebashkiaku Benet Beci, premtoi se bashkia do të jetë në mbështetje të fermerëve për lehtësimin e procedurave që varen nga pushteti vendor
“Nga ana e bashkisë, do të punojmë shumë që mos të keni asnjë pengesë, ku sipas dokumenteve ne kemi mundësi për të marrë leje, për të proceduar lejet për serat për stallë”, u shpreh Beci.
Nga 1 tetori, kanë nisur aplikimet online për ketë skeme, në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.
BURIMI: Bota Sot