Pamjet e kabinetit në ditën e parë të punës nuk janë nga ato që lënë për të dëshiruar, ato shpërfaqin kulturën e një qeverisje të rëndomtë, të vjetëruar në mendësi dhe fasadë.
Përveç kaosit i cili na mirëpriti sot në ambientet e punës, nuk pamë askë nga anëtarët e qeverisjes së kaluar, nuk u bë pranim-dorëzim i detyrës sipas një procesverbali siç e kërkon zakoni dhe për më tepër në kabinet kemi mungesë të paisjeve të punës.
Do të doja shumë që këto pamje t’i shohin të gjithë ata që deri mbrëmë trumbetuan për humbjen e një kryetare.
Kështu ishte qeverisja e tyre, kështu pretenduan të na udhëheqin!