SKANDALOZE/ Funksionari i lartë i BDI-së, Valmir Aziri është punësuar si MAQEDONAS në Ministrinë e Kulturës (DOKUMENT)

February 18, 2025
1 minut lexim

Një SKANDAL ka shpërthyer në qendër të debatit publik pasi sot është zbuluar se Valmir Aziri, funksionari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka keqpërdorur BALANSERIN për tu punësuar në Ministrinë e Kulturës.

Dokumentet zbulojnë se Valmir Aziri është punëauar si MAQEDONAS në mënyrë të menduar dhe me vetëdije me qëllim të plotësimit të kërkesës për vendin e punës, që shprehet qartë në shpallje se kërkohet të punësohet një „Македонец(ка) 1.”

Rasti me Valmir Azirin nuk është vetëm një shkelje procedurash, por një goditje direkte në integritetin dhe besueshmërinë e partisë politike të cilën ai e përfaqëson.

Ky rast ka hapur një debat të madh në opinionin publik dhe ka ngritur dyshime serioze mbi mënyrën se si BDI gjatë pushtetit të saj ka menaxhuar punësimet e shqiptarëve në administratën shtetërore. A është kjo mënyra se si ka funksionuar BDI? A është kjo mënyra se si BDI ka avancuar shqiptarët? A është kjo mënyra se si BDI tenton të lartësojë balanserin e famshëm, kur vetë e ka keqpërdorur atë?

Ndërkohë nga Ministria e Kulturës dhe vetë Valmir Aziri ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për këtë çështje.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Veliaj reagon nga qelia: Jam i burgosur, por jo i pandehur

Story i radhës

BDI Gostivar: Përfaqësim jo i drejtë i shqiptarëve në Gjykatën Themelore në Gostivar

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë