Skandali te Barcelona, Bartomeu: Laporta katërfishoi pagesat

Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, vijon të jetë tepër aktiv në media pas skandalit për pagesat e kryera nga klubi katalanas në favor të ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në La Liga.

Këtë herë ai ka sulmuar edhe presidentin aktual, Joan Laporta.

Sipas Bartomeut, pasuesi i tij ka katërfishuar pagesat.

Gjatë një interviste të dhënë për gazetën “ABC”, Bartomeu sqaroi se ai nuk ka pasur asnjë marrëveshje me Enrikez Negreirën, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë për faksin e zbuluar nga gazeta “El Mundo”, në të cilën ai kërcënonte Barcelonën në vitin 2019 se:

“Nëse nuk ka marrëveshje, do të dalin të gjitha parregullsitë”.

“Nuk e kam takuar kurrë Negreiron.

Mund të jemi takuar ndonjëherë në federatë, por e vetmja gjë që kemi folur ka qenë një përshëndetje.

E vetmja gjë që mund të them është se Laporta ia kishte katërfishuar pagën dhe për këtë duhet të japë shpjegime”, tha Bartomeu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ekipet e kërkim-shpëtimit turk: ​​Nuk mendojmë më se ka njerëz që mund të shpëtojmë

Story i radhës

Sa është i mirë Getinjo në shtrat, Viven befason më përgjigje

Të fundit nga