Skandali, sulmuesi akuzon Kukësin për pengmarrje, kërcënime dhe dhunë

December 3, 2022
1 minut lexim

Futbollisti Anto Zivkoviç i’u është drejtuar sindikatës së futbollistëve profesionistë të Bosnjë-Hercegovinës pasi pretendon se është dhunuar dhe kërcënuar nga përfaqësuesit e klubit shqiptar FC Kukësi.

Menjëherë pas këtij veprimi, sindikata ka marrë masat duke iu drejtuar FIFA-s.

Media “Sport Centar” raporton se ata do të procedojnë kundër klubit të Kukësit dhe do të vërtetojnë nëse akuzat e futbollistit janë të vërteta ose jo.

Njoftimi i plotë i Sindikatës

“Futbollisti i lartpërmendur i është drejtuar me një letër klubit për shkak të vonesës disamujore në pagesën e pagave të fituara. Klubi e ftoi lojtarin në një takim dje, por në vend që të merrte informacione për shlyerjen e borxhit ndaj tij, lojtari u përball me një nga situatat më të vështira në karrierën e tij deri tani.

Përkatësisht, përfaqësuesit e klubit e mbajtën Zivkoviç në ambientet e klubit për disa orë, i dërguan kërcënime, ofendime të shumta dhe gjithçka kulmoi me një sulm fizik ndaj lojtarit. Përfaqësuesit e klubit e detyruan lojtarin të firmoste zgjidhjen e kontratës, duke e penguar të largohej ndryshe nga ambientet e klubit.

Pas disa orësh, futbollisti ka arritur të largohet nga ambientet e klubit dhe menjëherë është nisur për në Kroaci, duke pasur parasysh se siguria e tij ishte në dyshime të mëdha.

Sindikata e futbollistëve profesionistë ka nisur menjëherë procedurën para FIFA-s dhe ne do të vërtetojmë se lojtari është detyruar të nënshkruajë zgjidhjen e kontratës, do të fillojmë edhe procedimin ndaj përfaqësuesve të klubit, nëse ka pasur një marrëdhënie të tillë.

Duam të theksojmë se FC Kukësi njihet prej shumë vitesh si një klub që i trajton jashtëzakonisht keq lojtarët, duke fshehur kontratat dhe anekset e kontratave nga lojtarët, duke vonuar pagesat mujore dhe detyrime të tjera.Kemi nisur procedimin për lojtarët Numan Kurdiç dhe Tarik Isiç kundër këtij klubi shqiptar, pikërisht për faktet e lartpërmendura”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gruaja e Xhakës reagon pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë

Story i radhës

Tre ditë para protestës, bordi ‘luan’ me çmimet e karburanteve. Pas rritjes së një dite më parë, ul sërish…

Të fundit nga

Mickoski kërcënon prokurorët dhe gjykatësit!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aksion të ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët, siç thotë ai, nëse është e nevojshme, do të trajtohen ndryshe. Ai këtë e tha duke iu

20 të arrestuar për krime kibernetike në Kosovë

Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike”
ShkoLartë