Skandali në spitalin e Tetovës/ 300.000 euro për familjen e drejtorit – kërkohet hetim, reagon opozita!

December 4, 2024
1 minut lexim

Është thelluar akoma më shumë skandali i tenderit prej 300,000 eurove në Spitalin Klinik të Tetovës.

Klan Maqedoni ka siguruar dokument që kompania fituese e tenderave prej 300,000 eurove është gjysma në pronësi të nuses dhe gjysma tjetër në pronësi të krushkut të djalit të drejtorit Berisha, që i bie se drejtori gjysmat e parave i ka adresuar në llogari të nuses.

Ne gjatë ditës së sotme kemi tentuar të marrim informacion nga zyra e prokurimeve publike në Tetovë, por ata janë të mbyllur hermetikisht për mediat.

Dhjetëra qytetarë, sipas informatave tona, kanë dorëzuar parashtres në prokurorinë publike. Një gjë të tillë sot e bëri edhe gazetari ynë.

Kam dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike informacionet që i posedonim për çështjen e tenderit të drejtorit Agim Berisha. Ndërkaq, kemi kërkuar nga organet kompetente që të hetojnë rastin dhe në rast se ka shkelje, drejtori Berisha të përgjigjet përpara organeve të hetuesisë.

Kanë reaguar edhe nga BDI. Nga kjo parti thonë se kjo është degradim moral i paprecedentë:

“I bëjmë thirrje organeve të drejtësisë dhe të gjithë faktorëve relevantë që të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur këtë katastrofë morale dhe institucionale. Përgjegjësit për këtë degradim duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale për dëmin e pallogaritshëm që po i shkaktojnë pacientëve dhe qytetarëve të këtij vendi. Qytetarët e Tetovës dhe i gjithë vendi meritojnë një shëndetësi që i shërben atyre me dinjitet dhe profesionalizëm, dhe jo një sistem të shndërruar në burim pasurimi për disa individë të papërgjegjshëm”, thonë nga BDI.

Ministria e shëndetësisë vazhdon të heshtë për skandalin, ndërsa cili do të jetë veprimi i organeve të drejtësisë mbetet të shofim. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kontroll në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Story i radhës

Ministria e Mjedisit mbështet aksionin “Pastrimi gjeneral i fundjavës”

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë