Robert Dumitru, një rumun i cili ka rreth 10 vite që vjen në Shqipëri, e ka mësuar gjuhën shqipe prej shokëve të tij shqiptarë që i ka njohur në Belgjikë. Madje e flet aq mirë saqë duket si një emigrant shqiptar me origjinë nga veriu, që ka jetuar jashtë vendit.
Në studion e emisionit GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai komentoi ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës ku në stadium u shpalos parulla Kosova është Serbi.
Sipas tij organizimi i ndeshjes ishte shumë i dobët, me shumë pak policë në krahasim me numrin e tifozëve ndaj Kosova duhet ta marrë ndeshjen në tavolinë.
“Isha duke parë ndeshjen dhe nuk më zinte gjumi atë natë, nuk dua të krijohet urrejtje mes Shqipërisë dhe Rumanisë, më mërziti. Kam folur me shumë shqiptarë që ishin në stadium, i gjithë stadiumi ishte kundër atyre, ishin një grup ultrasish që shkaktojnë trazira, tifozët e kanë kritikuar gjestin. Mediat rumune i kanë kritikuar shumë, Kosova duhet ta marrë ndeshje në tavolinë. Organizimi ka qenë shumë i dobët, ishin shumë pak policë për aq shumë tifozë”, tha rumuni.