Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ka bërë thirrje SPAK që të reagojë dhe të nisë hetimet për skandalet abuzive të drejtorit të Doganave, Genti Gazheli.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Vasili thekson se pavarësisht shkresave zyrtare, SPAK ende pret të veprojë.
Mes të tjerash Vasili shkruan se; “Edi Rama perfaqson Ali Baben me 40 hajdute ku ne çdo institucion ka nga nje hajdut”.
REAGIMI I VASILIT
Denoncohet me shkresa zyrtare hajduteria sheshit ne Dogana, o SPAK ku je,cfare pret më?
Edi Rama dhe qeveria e tij eshte shnderruar ne simbolin e vjedhjes dhe grabitjes se perditshme te qytetareve.
Kulmi arrin kur Shefit i Anti-kontrabandës Detare nxjerr ne shesh e situaten e tmerrshme te korrupsionit në Doganat Shqiptare.
Pergjegjesi i antikontrabandes detare e ka njoftuar me e-mail Drejtorin e përgjithshëm të Doganave si dhe i eshte drejtuar edhe me një shkresë zyrtare për situatën e korrupsionit kapilar në dogana.
Shefi i antikontrabandes detare thote:
“Në pikën doganore Kapshticë e njohur më së shumti për “golat” gjatë ditës dhe “gomat e përdorura” gjatë natës, mallrat me origjinë kineze, atletet, veshmbathjet etj, janë bërë tashmë të rëndomta. Shprehja “i paguhen prurësit me të parë” duket se është bërë ekskluzivisht për këtë pikë doganore. Durrësi me portin e tij është kthyer han me porta të shqyera pasi Monitorimi, Informacioni, Antikontrabanda, Hetimi Doganor duket se janë kokë e këmbë të dashuruar me doganierët lakmitarë e të dashuruar pas eurove, ndryshe s’ka si shpjegohet që askush nuk kthen për kontroll qoftë edhe një mjet sado i parëndësishëm qoftë. Furgonat anglezë dalin plumb dhe autobusët e linjave nuk kontrollohen fare, pasi përndryshe të paktën një gjobë do e vendosnin ”.
Por eshte e qarte si drita e diellit, qe Edi Rama perfaqson Ali Baben me 40 hajdute ku ne cdo institicion ka nga nje hajdut.
Dokumentet e panumerta tregojne qarte baderdine ne Dogana e megjithate sic e shihni Edi Rama nuk leviz gishtin se ka futur vete doren dhe krahun komplet atje.
O SPAK media ta ka lehtesuar krejt punen dhe ti ka nxjerre dhe zbuluar dokumentet, qe do duhet te zbuloje vete.
Tani vepro ndaj hajduteve cfare pret më.