Skandali McGonigal, Rama: Takimin me mua e kërkoi vetë, Agron Nezën ma prezantoi si mikun e tij

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për takimin me Charles McGonigal, ish kreun e kundërzbulimit në FBI.

Rama u shpreh në TV Klan se takimi është zhvilluar me kërkesë të McGonigal ndërsa shtoi se ka qenë ai që ia ka prezantuar Agron Nezën si mik dhe bashkëpunëtor të tij.

Kreu i qeverisë shtoi se Neza ka qenë i pranishëm edhe në disa takime të tjera mes tyre. Ndërkohë për Dorian Duçkën Rama pohoi vetëm se ai nuk ka qenë prezent në takimin e parë me McGonigal.

“Të marrësh zvarrë njerëzit prej ditësh duke iu thënë që këtu ka shpërthyer një skandal i madh dhe kryeministri është përfshirë në një aferë korruptive. Ata kanë të drejtë të besojnë që unë jam jo djali i Kristaq Ramës por djali i Satanait. Këtë të drejtë ta mbajnë për vete. Nuk kanë shans ta përdorin parlamentin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme.

Siç gjenden zyrtarët e të gjitha shteteve në zyrën time. Ambasada e SHBA përfaqëson DASH. FBI është tjetër gjë nga DASH. Nuk është aspak zgjedhja dhe detyra ime t’i them të kalojnë përmes ambasadës. Ai e kërkoi takimin. Agron Nezën ma ka prezantuar si miku i bashkëpunëtori i tij. Neza ka qenë prezent edhe në raste të tjera kur kam qenë në McGonigal.

Ka pasur rreth 300 të ftuar shqiptarë dhe të ftuar që kishin sjellë të tjerë me vete. Kanë qenë gjithë ata njerëz edhe nga komuniteti shqiptaro amerikan. Nuk kam biseduar asnjëherë vetëm për vetëm me të me Nezën. Duçka nuk ka qenë në takimin e parë. Më bëni pyetje që nuk kanë asnjë lidhje me aktakuzën”, deklaroi Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Greqia dhe Bullgaria me marrëveshje për të ulur varësinë nga energjia ruse

Story i radhës

Sejdiu rrëfen për një moment të dhimbshëm me Rugovën

Të fundit nga