Skandali i radhës në Serie A

Sukseset e Napolit duket se janë kthyer në problem në shumë stadiume, ku kjo skuadër pritet me kore ofenduese dhe fyerje ndaj lojtarëve e qytetit.

Këto ngjarje shtohen gjithmonë kur ndeshjet luhen në fushat e skuadrave të veriut të Italisë dhe në fakt, në duelin e sotëm ndaj Specias ndalohej prania e tifozëve napolitanë që udhëtonin nga jugu, por vetëm e atyre “vendas”.

Por tifozët e Specias vendase gjatë gjithë ndeshjes nuk kanë ndalur koret fyese ndaj napolitanëve, duke filluar nga ai i zakonshmi “Vezuv laji me flakë”, për të vazhduar më pas me ato kundër Maradonës. e famshëm e tifozëve të Napolit për legjendën argjentinase u transformua nga “pashë Maradonën” në “ka vdekur Maradona”, duke dhuruar momente të turpshme.

Për më tepër, tifozët iu kundërvunë edhe trajnerit Luçiano Spaleti, i cili nga viti 1986, deri në vitin 1990, ka qenë futbollist te Specia dhe për më tepër, partnerja e tij, vjen nga kjo krahinë.

Në sezonin e kaluar, për ngjarje të tilla, sfida mes dy skuadrave u ndërpre disa herë, ndaj erdhi vendimi që këtë vit ajo të luhej pa praninë e tifozerive udhëtuese.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sinjalet e rëndësishme që t’i dërgon trupi, nuk duhet t’i injoroni

Story i radhës

Rrahmani flet për titullin e kampionit që po pritet në Napoli

Të fundit nga