Skandali e foshnjën e vdekur në Pejë, mblidhet bordi i SHSKUK-së

December 27, 2022
1 minut lexim

Bordi i SHSKUK-së është mbledhur në këto momente, ku do të raportojë për herë të parë raporton U.D Drejtoresha e institucionit, Pranvera Zejnullahu-Raci.

Ndër pikat që do të diskutohet në këtë mbledhje është edhe rasti me foshnjën në Pejë.

Në fakt lidhur me këtë rast, Bordi ishte mbledhur edhe javën e kaluar veçse në këtë mbledhje kishte munguar Zejnullahu-Raci për shkak të problemeve shëndetësore.

Një fryt i lindur pa shenja jete ishte futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor në Spitalin e Pejës.

Për këtë është hapur rast hetimi, ndërsa me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nga puna është larguar u.d. i kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj si dhe shefi dhe kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë. Po ashtu janë suspenduar edhe shtatë punonjës të spitalit.

Në ndërkohë, në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri.

Shkarkimi, sipas Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aleati më i mirë i bukurisë, ja si ndikon seksi i rregullt te lëkura e njeriut

Story i radhës

Paraburgim për gjashtë policë nga aksioni në Tabanoc

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.
ShkoLartë