Rëndohen pozitat e drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi që përveçse rezulton me një rritje të fortë të pasurisë deri në 900 mijë euro gjatë 6 viteve punë në shtet, nuk pasqyron në deklaratën e tij të pasurisë të dhënat ekonomike të aktivitetin e tij në Angli.
“News” 24 ka arritur të sigurojë bilancet e biznesit të Ceno Klosit në Angli.
Sipas të dhënave të dorëzuara pranë autoriteteve britanike, për 2021 që është edhe viti e fundit që është raportuar kompania First Bar Limited ka regjistruar humbje në vlerën 120 mijë paundë, ndërsa në vitin paraardhës 2020-en, humbjet ishin rreth 33 mijë paundë. Humbjet janë përballuar nga fondet e aksionarëve që kanë pësuar rënie në të njëjtën vlerë.
Biznesi ka edhe kredi dhe detyrime për t’u paguar ndër vite ne vlerën 200 mijë paundë.
Por edhe pse kemi të bëjmë me një aktivitet të pastër ekonomik, Ceno Klosi nuk ka raportuar asgjë prej tyre tek Inspektorati i deklarimit të pasurive, duke fshehur kështu të dhënat mbi financat e tij. Faktet e publikuara mbi pasurinë e pajustifikuar të drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi, dhënia e parave me fajde, transaksionet e dyshimta, blerja e apartamenteve e vilave me vlera marramendëse vazhdojnë ende të qëndrojnë në vesh të shurdhët.
Askush nuk ka hetuar sesi u dhanë 140 mijë paund me fajde në pak javë duke i deklaruar si kursime.
Po ashtu askush nuk ka hetuar se si u krijua një pasuri prej 900 mijë euro në pak vite, ndërkohë që nga ana tjetër Ceno Klosi vazhdon të abuzojë me detyrën shtetërore duke marrë si këshilltar ortakun e të vëllait në biznes. “News24” zbuloi se Mikel Lesaj, i emëruar këshilltar i Ceno Klosit ne 28 janar 2022, rezulton te jete ortak ne biznes me vëllain e kreut te tatimeve, Genti Klosi.
Bëhet fjalë për një bar restorant në kodrat e liqenit artificial, i cili sipas dokumenteve të qendrës kombëtare te biznesit ishte në pronësi të ortakeve Mikel Lesaj dhe Genti Klosi, deri në momentin e emërimit si këshilltar i Ceno Klosit.
Dy muaj pasi mori detyrën ne drejtorin e Tatimeve, Mikel Lesaj u kujdes te fshinte gjurmët dhe aksionet e tij ne biznes ja dhuroi Genti Klosit. Me standardet e Vettingut që po zhvillohet në Shqipëri për gjyqtarë e prokurorë, Ceno Klosi duhej të ishte shkarkuar menjëherë nga detyra, proceduar në prokurori dhe vënë nën sekuestro pasuria marramendëse.