Skandal! Trajneri zviceran godet lojtaren shqiptare, jep dorëheqje  

min lexim

Skandal në hendbollin zviceran! Trajneri i skuadrës Olten, godet lojtaren e vet! 

Trajneri i Oltenit, Christian Müller e godet lojtaren e tij Merita Shabanaj, duke habitur të gjithë me këtë veprim të pahijshëm. 

“Skena të pahijshme në hendbollin zviceran për femra: në ndeshjen e fundit të raundit kualifikues kundër Herzogenbuchsee, Olten pësoi golin e barazimit në 32:32 në sekonda e fundit.

Me një fitore, Olteri do të promovohej në elitë”, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”.

Trajnerit të Oltenit, Christian Müller, i bien nervat për golin, godet me gju lojtaren e tij Merita Shabanaj.

Një gabim që në asnjë mënyrë nuk justifikon sjelljen e trajnerit. 

“Trajneri jep dorëheqjen dhe kërkon falje”, shkruan me tej.

Tre ditë pas ngjarjeve, trajneri i Olten, Christian Müller, komentoi në Facebook – dhe njoftoi dorëheqjen e tij!

“Pas katër viteve të shkëlqyera, në të cilat kam punuar si trajner në HVO me shumë pasion dhe shpirt, ka ardhur koha të tërhiqem”.

Shabanaj, që është alo, duhej të ndërrohej me portieren pas përfundimit të aksionit. Por ndërrimi nuk u bë shpejt dhe Olteni pësoi gol nga gjysma.

Përveç kësaj, Müller shfrytëzon rastin për të kërkuar falje për skandalin: Në sekondat e fundit të ndeshjes me Herzogenbuchsee kam bërë një gabim në emocionet e momentit.

Pasi humba promovimin në elitë në momentin e fundit, humba kontrollin e emocioneve për një moment të shkurtër dhe godita me gju një nga lojtaret e mija. Një sjellje e papranueshme nga ana ime, për të cilën i kërkoj sinqerisht falje lojtares sime, ekipit tim”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Skuadra shqiptare mposhtet në ndeshjen e fundit në Mal të Zi

Story i radhës

Ku janë parlamentarët e Kosovës, pse heshtin?

Të fundit nga