Skandal! Taravari diagnostifikon Ëmblën pa asnjë kompetencë

Babai i Ëmbla Ademit, Ilir Ademi nëpërmes një deklarate për media i është përgjigjur kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, njofton indeks.mk

Ademi ka thënë se “akuzat” e Taravarit se Ëmbla përpos Down Syndrome vuan edhe nga autizmi nuk qëndron. Ai ka deklaruar se nuk është e vërtetë që Ëmbla vuan nga autizmi.

“Ne kemi dokumente, kryetari nëse punon me ndonjë gjë tjetër është puna e atij. Reagimi jonë është se kryetari që simbas të gjitha atyre apo nuk e di çka, unë nuk e di ku ai I gjeti ata “ekspert” dhe thotë se Ëmbla përpos nga Down Syndrome vuan edhe nga autizmi, kjo nuk është e vërtetë”, tha fillimisht Ademi.

Duke treguar dokumente nga institucione relevante, Ademi shton se sipas Akademisë së Shkencave, vajza e tij vuan vetëm nga Down Syndrome e jo nga ndonjë sëmundje tjetër.

“Ne e dimë që autizmi shfaqet më vonë, dhe ne gjatë gjithë periudhës që nga lindja dhe në vazhdimsi në konsultë me mjekët dhe specialist në Klinikën e Shkupit, askund në dokumente nuk shkruan që Ëmbla, është autike. Kemi edhe dokumte tjera, që vërtetojnë se Ëmbla nuk është autike.

Kujtojmë, gjatë ditës, kreu i Komunës Arben Taravari ka realizuar takim me prindërit e klasës në të cilën mëson Ëmbla, dhe me defektolog nga shkolla po edhe me drejtorin e shkollës “Bashkimi”.

Ai në prononcimin e tij tha se Ëmbla nuk vuan vetëm nga Down Syndrome , Taravari shtoi se tek Ëmbla janë regjistruar edhe simptoma të autizmit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Einxhel del nga shtëpia para finales, ish konkurrenti zbulon më shumë për spektaklin

Story i radhës

Indi, një ortek bore bie mbi 7 ushtarë

Të fundit nga