Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në Shkup. Një 18-vjeçar akuzohet se ka prodhuar pornografi të fëmijëve, duke xhiruar një të mitur (vajzë) në skena intime. Skenat e xhiruara, 18-vjeçari më pas i ka shpërndarë me familjarët.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se Policia e Shkupit tashmë ka ngritur kallëzim penal kundër 18-vjeçarit, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shpalosje e materialit pornografik të fëmijës” dhe “prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve”.
Rasti ka ndodhur në janar të 2023, ku i denoncuari duke kërcënuar ka bërë video nga përmbajtja eksplicite të të miturës, ku nëpërmjet aplikacioneve mobile i ka shpërndarë materialet me familjen e tij dhe pjesëmarrës të tjerë.