Një deklaratë e zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, se Kosova nuk ka qenë e aftë të cillet në mënyrë evropiane për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të vendit, ka bërë që eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, të reagojë ashpër.
Bütikofer fillimisht reagoi mbrëmë [të premten] ndaj deklaratës së Stanos, duke e akuzuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë.
Ai ka kërkuar që Borrell të mbahet përgjegjës në Parlamentin Evropian për deklaratën e Stanos, për të cilin ka thënë se është zëri i shefit të tij.
Whatever nonsense @ExtSpoxEU utters, he is his master’s voice, and @JosepBorrellF should be held accountable by the European Parliament for a completely failing, greatly biased and unjust policy: the authoritarian Serbian government he cuddles, and Kosovo he lambasts & sanctions. https://t.co/OJTzqIaU5J
— Reinhard Bütikofer (@bueti) August 11, 2023
“Çfarëdo marrëzie që shqipton zëdhënësi i Bashkimit Evropian, ai është zëri i zotërisë së tij dhe Josep Borrell duhet të mbahet përgjegjës nga Parlamenti Evropian për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë: qeverinë autoritare serbe që ai ‘përkëdhel’, dhe Kosovën që ai kritikon dhe sanksionon”, ka shkruar Bütikofer, në platformën X [ish Twitter].
Eurodeputeti gjerman edhe sot ka vazhduar të jetë kritikues ndaj zëdhënësit të BE-së, duke thënë se gjuha të cilën po e përdor Stano përbën skandal në vete.
The language, which @ExtSpoxEU uses, constitutes a scandal in itself! Kosovo, he says, has shown the “inability to start behaving in a European manner”. How dare the bureaucrat speak like that of the democratically elected government of Kosovo or any other country? @JosepBorrellF https://t.co/gCtXgreH9x
— Reinhard Bütikofer (@bueti) August 12, 2023
“Gjuha, e cila [Stano] përdor, përbën skandal më vete! Kosova, thotë ai, ka treguar “paaftësinë për të filluar të sillet në mënyrë evropiane”. Si guxon burokrati të flasë si ai i qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës apo të ndonjë vendi tjetër?”, duke përmendur në postim edhe diplomatin Borrell.
Ndryshe, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, të enjten tha se ndërmarrja e veprimeve ndaj Qeverisë së Kosovës ka ndodhur për shkak “të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”, duke mos treguar se kur dhe nëse do të hiqen ato.
“Dhe ajo që kemi bërë së fundi në dritën e eskalimeve aktuale është ndërmarrja e masave kundër Qeverisë së Kosovës për shkak të paaftësisë së tyre që të nisin të sillen në një mënyrë europiane në deeskalim dhe për të ndërmarrë hapa të konsiderueshëm për deeskalim”, tha Stano.