skandal ne premier league hetuesi suedez ngre akuza te renda futbolliste te njohur kane trukuar ndeshje dhe kane perfituar nga bastet e paligjshme 68af28797867a

Skandal në Premier League! Hetuesi suedez ngre akuza të rënda: Futbollistë të njohur kanë trukuar ndeshje dhe kanë përfituar nga bastet e paligjshme

August 27, 2025
1 minut lexim

Premier League është përfshirë në një skandal të ri, pasi një ish-shef i policisë suedeze ka deklaruar se disa futbollistë të kampionatit anglez kanë qenë të përfshirë në trukime ndeshjesh dhe baste të paligjshme.

Fredrik Gardare, i cili ka udhëhequr hetime të nivelit të lartë mbi krimin e organizuar dhe manipulimin në sport, ka thënë se gjatë një bastisjeje në një kazino të paligjshme në vitin 2021, policia konfiskoi telefona që përmbanin prova të qarta se lojtarë të Premier League kishin marrë pjesë në manipulime rezultatesh, përfshirë baste mbi kartonë të verdhë, goditje këndi dhe elementë të tjerë të lojës.

Gardare ka qenë gjithashtu në qendër të një hetimi të gjatë 18-mujor që ekspozoi ish-mesfushorin e Manchester City, Dickson Etuhu, i cili u dënua për përpjekje për të trukuar ndeshje në Suedi dhe u përjashtua për pesë vite nga futbolli.

Megjithatë, ndonëse provat e reja që dolën nga hetimi i fundit konsiderohen “të qarta dhe të pakontestueshme” sipas Gardare, policia suedeze vendosi të mos e çonte më tej çështjen. Telefona me të dhëna të rëndësishme mbeten ende të sekuestruar nga autoritetet në Stokholm.

“Kam punuar me qindra raste të trukimit të ndeshjeve, por ky ishte më i qarti nga të gjithë. Është e pamundur të injorohet kur e sheh të dokumentuar në një celular të konfiskuar,” tha Gardare për Daily Mail.

Federata Suedeze e Futbollit ka konfirmuar se mori informacion “të përgjithshëm” nga policia lidhur me manipulimin e ndeshjeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, por pa detaje specifike për shkak të sekretit hetimor.

Nga ana tjetër, Premier League deklaroi për mediat britanike se “nuk është në dijeni të kësaj çështjeje” dhe se kompetencat për hetime të tilla i takojnë Federatës Angleze të Futbollit (FA).

Kujtojmë se vetëm një vit më parë, sipas një raportimi të The Telegraph, të paktën pesë lojtarë të Premier League ishin kontaktuar nga rrjete ndërkombëtare të basteve të paligjshme për të ndikuar në ndeshje.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avion luftarak i ri merz dhe macron duhet te vendosin per kompanite e prodhimit 68af27b425003
Lajmi i mëparshëm

Avion luftarak i ri, Merz dhe Macron duhet të vendosin për kompanitë e prodhimit

krize energjetike ne rusi pas sulmeve te droneve nga ukraina cmimet rekord te benzines dhe mungesat e karburantit shkaktojne zemerim te madh tek qytetaret 68af296578db7
Lajmi i radhës

Krizë energjetike në Rusi pas sulmeve të dronëve nga Ukraina! Çmimet rekord të benzinës dhe mungesat e karburantit shkaktojnë zemërim të madh tek qytetarët

Të fundit nga

ShkoLartë