Skandal në komunën e Tetovës / Jeton dhe punon në Gjermani merr rrogë nga Bilall Kasami! (EMRI)

min lexim

Pas shumë skandaleve në komunën e Tetovës vijon një skandal tepër i madh që vazhdon të përsëritet si në kohën e Teuta Arifit. Asgjë nuk ka ndryshuar në komunën e Tetovës vazhdon të bëhet më keq.
Bilall Kasami jep rroga njëjtë sikur Teuta Arifi që jepte rroga militantëve të BDI-së apo edhe familjarëve që punonin në Afganistan apo në Gjermani.
Rasti i fundit është se Bilall Kasami i jep rrogë Drilon Alimit një i punësuar në komunën e Tetovës ndërsa ai muajt e fundit ndodhet në Gjermani.
Me 16 Mars 2022 në kufirin Tabanovc Drilon Alimi ka lëshuar vendin më dhe nuk është kthyer ende në vendin punës, ndërsa në dy muajt e fundit merr rrogë nga komuna e Tetovës nga 25 000 denarë.
Portali TetovaSot ka kërkuar nga komuna e Tetovës se a është në vendin e punës Drilon Alimi apo i njëjti ndodhet në Gjermani?
“Të nderuar,
Në web faqen Open Finance në tre mujorin e fundit figuron se pagesë në bazë mujore, që i bie se është i punësuar me kontratë në vepër i është bërë edhe Drilon Alimit, në bazë të informacioneve me 16,03,2022 Drilon Alimi ka lëshuar shtetin dhe nuk është kthyer në vendin e tij të punës, a mund të na tregoni në bazë të çfarë raporti për punë lëshohen mjetet dhe a ka edhe persona të tjerë si Driloni të cilët janë në Gjermani dhe marrin rrogë nga Komuna e Tetovës?”

“Kjo udhëheqësi e Komunës së Tetovës asnjëherë nuk ka bërë dhe nuk do të nënshkruaj kontrata në vepër siç është bërë në të kaluarën. Personi në fjalë, të cilit i referoheni Ju, nuk ka kontratë të nënshkruar me Komunën e Tetovës. I njëjti ka pasur kontratë në vepër deri në muajin mars dhe për punën të cilën ka qenë i kontraktuar e ka kryer ashtu siç edhe kontraktohen kontratat në vepër. Pagesa që është bërë ka qenë deri në muajin Mars, kohë kur i njëjti ka pasur të nënshkruar kontratë në vepër për punë të caktuara të cilat edhe kanë përfunduar”

Komuna e Tetovës edhe pse I ka lëshuar rrogë në dy muajit e fundit e mohon se Drilon Alimi është I punësuar në këtë institucion.

Komuna e Tetovës në krye me Bilall Kasamin vetëm në muajin qershor ka lëshuar 2 milionë e 240 mijë denarë në Euro afërisht 40 mijë Euro, rroga për militantët të tij që janë publike në web faqen Open Finance që nuk dihet nëse këta persona punojnë në komunën e Tetovës.
Gjithashtu Komuna e Tetovës në muajin Qershor Agjencisë Private për punësim Xhobi2011 i ka lëshuar 2 milionë e 408 mijë denarë në euro mbi 40 mijë euro.
Nga ana tjetër vetëm Agjoncionit Xhobi2011 në muajin Prill i ka lëshuar 1 milionë e 295 mijë denarë, në muajin Maj i ka lëshuar 2 milionë e 80 mijë denarë dhe në muajin Qershor i ka lshuar 2 milionë e 24 mijë denarë që në total bëjnë 5 milionë e 615 mijë denarë në euro i bie mbi 90 mijë Euro për tre muaj e fundit, rroga për njerëz të Lëvizjes BESËS që Bilall Kasami nuk i tregon emrat se kush janë dhe çka punojnë ata.

Kur Bilall Kasami erdhi në krye të komunës së Tetovës zotimi ishte se nuk do të lejoj që komuna të thellohet në borxhe duke deklaruar se do të zvogëlojë numrin e personave me kontratë në vepër dhe do të publikoj të njëjtit, por një gjë e tillë nuk është duke ndodhur.
Portali Tetova Sot çdo muaj kërkon nga Komuna e Tetovës se kush janë emrat e personave që marrin rroga nga Agjencioni e që punojnë në komunën e Tetovës, nga komuna hedhin topin tek Agjencioni ndërsa Agjencioni nuk i jep emrat.
Ndryshe Komuna e Tetovës për herë të parë të mbaj zgjedhje për këshillin komunal pas 9 muaj qeverisje, pasi siç thonë ish këshilltarët nga keq menaxhimi i Bilall Kasamit Tetova do të votojë sërish për këshillin komunal.
Në anketat e fundit të realizuara nga agjencionet e vendit dhe të huaja thuhet se Lëvizja BESA e Biall Kasamit ka rënie të madhe dhe nga 8 këshilltarë do të bjerë në 5 eventualisht 6 këshilltarë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ajax transferon Conceicaon

Story i radhës

“S’kam bërë seks për muaj të tërë”- “Tradhtia” prishi miqësinë e dy miliarderëve! Elon Musk kreu marrëdhënie me gruan e themeluesit të Google

Të fundit nga