Një javë më parë u denoncua një rast i incestit në familje, kur babai përdhunonte vajzat e tij në mënyrë sistematike.
Historia e rëndë u bë publike në emisionin “Piranjat” në Abc, ndërsa bëhet e ditur se babai “monstër” e bëntë këtë gje jo vetëm më vajzat e tij, por edhe me të tjera.
“Më shtrëngon nga duart, më zhvesh, gjithashtu edhe ai zhvishet komplet”, tregon vajza, duke theksuar se rasti është përsëritur mijëra herë.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje është sjellja e bashkëshortes së tij, e cila pavarësisht se ka parë gjithë jetën se si ai i rreh vajzat, por dhe dëshmitë e tyre tek ajo se babai i përdhunon, vazhdon deri në fund të mbrojë bashkëshortin e saj monstër, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.
Gruaja: Çfarë po shpifni, çfarë po thoni? Gjeni ju se kush merret me femra, por…jo njëherë. Se jam unë që kam 20 vjet me të. Ai ka pasur jetë të rregullt
Yt shoq i ka përdhunuar vajzat e tua?
Gruaja: Jo
Ti i ke rritur kalamajtë, ai ka përdhunuar burri yt apo jo?
Gruaja: Jo, po ta them si nënë. Nëse burri im e ka bërë këtë gjë, të rrijë në burg