Në ndeshjen për vend të tretë të Kupës së Botës, Kroacia e mundi Marokun me rezultat 2:1.
Pas ndeshjes, në tunelin e stadiumit ka ndodhur një incident i madh, për të cilin po gumëzhin e gjithë bota e futbollit.
Përkatësisht, njëri prej futbollistëve më të mirë të Marokut, Ashraf Hakim, i është afruar njeriut të parë të shtëpisë botërore të futbollit, transmeton holandezja “NOS”.
I indinjuar nga arbitrimi i dobët në ndeshjen e sotme, Hakimi ka nxjerrë inatin ndaj Gianni Infantino.
“Ai qëndroi menjëherë përballë Infantinos, ishte me fytyrë më pak se pesë centimetra larg.
Me një ton të ngritur, ai u tërbua, e gjitha për shkak të arbitrit. Ishte e dhimbshme të shikoje”, – zbuloi gazetari Tom Eggers, i cili ishte dëshmitar i incidentit.
Fatmirësisht situata u qetësua dhe më pas Infantino doli në fushë për të ndarë medaljet e bronzta për futbollistët kroatë.