Në mes të festës së kombëtares kroate pas fitimit të medaljes së bronztë në Kupën e Botës, futbollisti kroat Dejan Lovren shkaktoi një skandal në zonën miks të stadiumit…
Siç raporton media kroate “24sata” , Dejan Lovren ka ardhur në zonën miks dhe është deklaruar vetëm për mediat e huaja.
Ai kaloi pranë gazetarëve kroatë dhe tha: “Tani Luka Modriç do t’ju japë një deklaratë” dhe u largua.
Në atë moment, dy gazetarë qeshën, kështu që Lovren u kthye dhe pyeti:
“Kush po qesh?”
Kolegu i tij u përgjigj se ata nuk po qeshnin me të, por Lovren u përgjigj:
“Çfarë rruge është kjo, ju jeni kundër, po qeshni, po talleni me ne”. Ju nuk jeni të lumtur për këtë.’
Ata u përgjigjën se nuk po qeshnin me të, por Lovren vazhdoi:
“E po, tani po qesh, o qelbësirë. Ti dhe kjo zonjë… Nuk e regjistrove kur ai qeshte. Nuk e keni regjistruar këtë, apo jo”.