“S’kam bërë seks për muaj të tërë”- “Tradhtia” prishi miqësinë e dy miliarderëve! Elon Musk kreu marrëdhënie me gruan e themeluesit të Google

min lexim

Elon Musk iu është adresuar sërish thashethemeve se ka bërë seks me Nicole Shanahan, gruan e bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin.

Wall Street Journal raportoi se Musk, mik vjetër i Brin, kishte një lidhje të shkurtër me Shanahan në dhjetor 2021, ndërsa ajo dhe Brin ishin të ndarë, por ende jetonin së bashku.

“Unë punoj me orë të çmendura, kështu që thjesht nuk ka shumë kohë për tradhti”, tha shefi i Tesla (TSLA) në një postim në Twitter. “Asnjë nga personat kyç të përfshirë në këto pretendime keqbërëse nuk u intervistua!”

Në një postim të mëparshëm në Twitter, njeriu më i pasur në botë, tha se ai dhe Brin ishin ende miq dhe kishin marrë pjesë në një festë së bashku një natë më parë.

“Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, në të dy rastet me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”, shkroi ai, teksa shtoi me shaka se “nuk kishte bërë seks për muaj të tërë”.

Gjithashtu publikoi një foto me bashkëthemeluesin e Google teksa festojnë së bashku me dy gra ta paidentifikuara, por nuk dihet se kur është realizuar foto.

Musk ka hedhur poshtë pretendimin e Journal se ai kishte fjetur me Shanahan në Art Basel vitin e kaluar duke shkatërruar miqësinë e tij me Brin.

Miliarderi shkroi në Tëitter se beson se “lajmi i Journal është një goditje kundër tij në një përpjekje për të minuar aksionet e Tesla-s”.

“Unë punoj me orë të çmendura, kështu që thjesht nuk ka shumë kohë për tradhtira. Asnjë nga njerëzit kyç të përfshirë në këto keqbërje të supozuara nuk u intervistua! WSJ duhet të publikojë histori që në fakt kanë rëndësi për lexuesit e tyre dhe të kenë bazë të qëndrueshme faktike, jo thashetheme të palëve të treta”, tha ai referuar artikullit.

Gazeta pretendoi se Musk pati një romancë të shkurtër me gruan avokate të Brin, Nicole Shanahan në Art Basel, në një event shumë-ditore të artit në Miami, në dhjetor të vitit të kaluar.

Dyshohet se kjo e shtyu Brin, njeriun e tetë më të pasur në botë me një pasuri neto prej 95 miliardë dollarësh, të paraqesë kërkesë për divorc në janar.

Sipas, Wall Street Journal biseda e Musk me Nicole sinjalizoi fundin e martesës së tyre. Nicole dhe Sergey po përballeshin me probleme martesore për shkak të stresit nga COVID-19. Ata po debatonin edhe për kujdestarinë e vajzës së tyre katërvjeçare.

Është e paqartë nëse Sergey shkoi Art Basel, por Musk, i sapo ndarë nga muzikanti Grimes, ishte atje dhe në një fazë dyshohet se u lidh me Nicole.

Një muaj më vonë, Sergey bëri kërkesë për divorc. Në letrat zyrtare, ai ka dhënë si datën e ndarjes 15 dhjetorin.

Sipas burimeve, Nicole po kërkon 1 miliard dollarë për divorcin e tyre, një pjesë e pasurisë prej 95 miliardë dollarësh të burrit të saj.

Avokatija pretendon se bashkëshorti e detyroi të nënshkruante marrëveshjen paramartesore nën presion gjatë shtatzënisë.

Në një festë pasi Sergey bëri kërkesën për divorc, Musk raportohet se ishte takuar me të dhe i ishte lutur për ta faluar.

Publikisht, ai pranoi faljen e tij, por dy shokët thuhet se e kanë prishur marrëdhënien e tyre, thonë burimet e Journal.

Sergey dhe Nicole u takuan në vitin 2016, sipas Journal. Ajo ishte, në atë kohë, avokate dhe sipërmarrëse.

Dy miliarderët kanë qenë miq për shumë vite, ndërsa Brin i siguroi rreth 500,000 dollarë fonde për Tesla në vitin 2008, kur kompania ishte në vështirësi financiare, tha Journal.

Musk thuhet se iu ul në gjunjë Brin në një festë në fillim të këtij viti për të kërkuar falje për këtë çështje, shtoi ai.

Brin dha dorëheqjen si president i Alphabet (GOOGL), kompania mëmë e Google, në vitin 2019. Ai themeloi motorin e kërkimit në 1998 me Larry Page. Si Brin ashtu edhe Page vazhdojnë të shërbejnë në bordin e Alphabet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Skandal në komunën e Tetovës / Jeton dhe punon në Gjermani merr rrogë nga Bilall Kasami! (EMRI)

Story i radhës

Kubrakov: Dërgesat e para të grurit nga Ukraina mund të bëhen këtë javë

Të fundit nga