skadoi mandati i gjykateses vangelina markudova kushtetuesja ngeli me 6 gjykates 6393282948984

Skadoi mandati i gjykatëses Vangelina Markudova, Kushtetuesja ngeli me 6 gjykatës

December 9, 2022
1 minut lexim

Shkup, 9 dhjetor – Gjykata kushtetuese prej sot punon me gjashtë nga 9 gjykatësit e paraparë, për shkak të përfundimit të mandatit të gjykatëses, Vangelina Markudova.

 

Mbledhja e fundit në të cilën mori pjesë gjykatësja Markudova, siç informojnë nga Gjykata, u mbajt të mërkurën më 7 dhjetor dhe atëherë përfunduan obligimet e saj të punës në Gjykatën kushtetuese. Nisma e fundit në të cilën punoi Markudova dhe e referoi në mbledhje është për Ligjin për rroga dh kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar dhe rreth kësaj lënde Gjykata kushtetuese ngriti procedurë, përkatësisht shprehi dyshim në kushtetutshmërinë e nenit 22 i cili u mundëson funksionarëve të shkarkuar apo atyre të cilët vetë kanë dhënë dorëheqje të marrin rrogë (apanazhë) edhe pas përfundimit të mandatit.

Me rastin e pensionimit të gjykatëses Markudova, Gjykata kushtetuese organizoi solemnitet rasti në kuadër të të cilit gjykatësit dhe të punësuarit e falënderuan për kontributin e saj dhe pjesëmarrjen aktive në punën e Gjykatës kushtetuese.

Vangelina Markudova, si gjykatëse kushtetuese, gjatë mandatit të saj nëntëvjeçar punoi në 256 lëndë si gjykatëse-njoftuese.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

moti ne fundjave merr kthese drastike ja qytetet qe rrezikojne permbytjet 639327c15a25d
Story i mëparshëm

Moti në fundjavë merr kthesë drastike/ Ja qytetet që rrezikojnë përmbytjet

rikthehet kengetari i njohur shqiptar flet per jeten private dhe habit me deklaraten do te marr 2 nuse 6393289d66dee
Story i radhës

Rikthehet këngëtari i njohur shqiptar, flet për jetën private dhe habit me deklaratën: Do të marr 2 nuse

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Isak Hoxha

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Prof. Dr. Isak Hoxha, një nga figurat e shquara të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës. Për dekada me radhë ai dha

Këto janë specifikat e modelit të ri të Iphone?

Apple është në prag të një tjetër kapitulli historik në industrinë e teknologjisë, ndërsa i afrohet 20-vjetorit të iPhone. Sipas raportimeve të fundit nga Bloomberg, kompania po punon intensivisht për një model
ShkoLartë