Pasi amendamenti i LSM-së për rritje lineare të pages nuk morri dritë jeshile nga anëtarët e Komisionit për Fianca dhe Buxhet, Kreu i sindikalistëve Darko Dimovski deputetët i cilësoi si jo popullor, sepse i thane JO rritjes së pagave të punëtorëve.
138.000 të punësuar në sektorin publik nuk do të kenë rritje rrogash prej 2.806 denarëve, gjë për të cilën Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë disa muaj me radhë zhvillonte negociata me përfaqësuesit e Qeverisë, ku u ishte premtuar se kërkesa e tyre do të realizohet. Sindikalistët grevistë, kerkuandoreheqjen e ministrit te Fiaincave, dhe thane se greva do të vazhdojë, me takimet e drejtpërdrejta me kryeministrin Kovacevski.
“Greva vazhdon. Do të mblidhet Bordi i Grevistëve, do të shkojmë më tej. Është hapur marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik. Besoj se kryeministri do të ketë mirëkuptim për kërkesat tona, nuk do të jetë si këta prapa nesh nga partia e tij dhe se do të dalë në ndihmë për ekzistencën e punëtorit.”, tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.