Loredana dhe Mozzik janë sërish bashkë. Kështu të paktën po lënë të kuptohet nga postimet e tyre të fundit në rrjete sociale. Në InstaStory, Mozzik dhe Loredana kanë publikuar të njëjtën çantë dhe valixhe, duke treguar se janë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Kaq u desh që fansat të besojnë se është rikthyer.
A janë rikthyer vërtetë mbetet për t’u parë, megjithëse edhe aq çudi nuk është duke marrë parasysh se sa herë janë ndarë e bashkuar, herë prej vajzës, Hana, e herë prej muzikës dhe bashkëpunimeve në punë.
Kujtojmë se para pak kohësh Mozzik i dedikoi asaj disa tekste këngësh duke u shprehur se shumë shpejt ata do të kthehen së bashku sepse kanë “një engjëll” mes tyre.