S’ka kuorum, Kuvendi dështon t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare

December 23, 2022
1 minut lexim

Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit ka dështuar të miratojë katër marrëveshjet ndërkombëtare, në mes tyre edhe ajo për reformën e sistemit të ndihmës sociale në Kosovë. 

Në momentin e shqyrtimit të marrëveshjeve, në sallën plenare ishin vetëm 66 deputetë. 

Në anën tjetër, Kuvendi dështoi të miratojë edhe disa projektligje që ishin në rend të ditës. 

Kësisoj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca mbyllemi punimet e seancës së sotme plenare, rrjedhimisht edhe sesionit vjeshtor të Kuvendit. 

Seanca e radhës e Kuvendit pritet të mbahet në javën e tretë muajit janar të vitit 2023. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Serbia në konfrontim me Perëndimin, për shkak të Kosovës

Story i radhës

​Resorti Pamporovo hap sezonin e skijimit me 30% më shumë rezervime në krahasim me vitin 2019

Të fundit nga

ShkoLartë