Sjelljet negative në intervistë pune

1 minut lexim

Sjelljet negative në intervistë pune janë p.sh loja me flokët apo dhe serioziteti i tepërt. Këto lloj sjelljesh tregojnë se kandidati është i shpërqendruar, shpjegon Rosemary Haefner, zëvendëspresidente e Burimeve Njerëzore në “Career Builder”.

Sipas saj, fakt i rëndësishëm është që kandidati të përcjellë siguri, të shpjegojë mesazhin e vet dhe të shmangë sjelljet që tregojnë nervozizëm.

Një tjetër sjellje e papërshtatshme është mungesa e kontaktit me sy gjatë intervistës; shpesh kandidatët e shfaqin këtë gjë për shkak të mospërqendrimit.

Sipas një studimi të kryer, rezultoi se 67 për qind e menaxherëve që kanë intervistuar kandidatë, janë shprehur se mungesa e buzëqeshjes, prekja e shpeshtë e fytyrës dhe rregullimi i shpeshtë i letrave që kandidatët kanë para gjatë intervistës, janë element që tregojnë ankthin e tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kanabis drejt Greqisë, arrestohen dy persona

Story i radhës

Hiqni dorë nga këto 6 gabime që dëmtojnë fytyrën

Të fundit nga