“Sjellje e papërgjegjshme e institucioneve për Sallën Universale”, Kordallov: Si shtet dhe njerëz do të fundosemi çdo ditë

April 9, 2024
1 minut lexim

Zjarri në Sallën Universale ishte temë edhe në emisionin debutues Daily Click në TV21. Drejtori i ZZHTI dhe anëtar i LSDM-së, Jovan Despotovski thotë se zjarri me siguri nuk do të ndodhte nëse në kohë fillonte rekonstruimi i objektit.

“Relativisht afër Sallës Universale kam jetuar dhe jam rritur, me atë lokacion më lidhin kujtime të bukura. Kjo është pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të institucioneve, në këtë rast të Qytetit të Shkupit. Rekonstruimi ishte ide e mirë, u siguruan mjete, ia filloi mirë, me të vërtetë nuk mund ta kuptoj pse udhëheqësia aktuale e qytetit vendosi që më shumë se 2 vjet ta mbaj “pezull” projektin, që Qeveria ta marrë para një muaji dhe ta realizojë. Besoj që po të bëhej në kohë rekonstruimi, me siguri do të shmangej kjo fatkeqësi”, tha Jovan Despotovski,LSDM.

Komunikologu, Bojan Kordallov thotë se ne vazhdimisht jemi dëshmitarë të zjarreve dhe vërshimeve të objekteve kryesore për shkak të moskujdesit të autoriteteve.

“Nuk është as zjarri i parë e as i fundit, ose vërshimi i objekteve kyçe. Më vjen keq, është e mërzitshme por neglizhenca dhe mospërkushtimi i vëmendjes, lënia e qëllimshme e gjërave që të fundosen, plus interesat e biznesit e krijojnë  komplotin e aktiviteteve ku ne si shtet dhe qytetarë fundosemi çdo ditë”, pohoi Bojan Kordallov, komunikolog.

Por pse çdo herë pas tragjedive, shohim se si institucionet ia hedhin topin njëra tjetrës.

“Kemi dy fatkeqësi me autobusë të cilat po zbardhen, por lënë gjurmë. U dogjën dy spitale modulare, vazhdimisht kemi skandale dhe fokusi është që të fajësohet oponenti politik me qëllim që të vijë dikush tjetër, derisa është kështu, do të jemi dëshmitarë të situatave të këtilla. Partitë politike dhe institucionet pas 30 viteve fatkeqësisht nuk e dinë ose nuk duan të dinë se punët mund të bëhet ndryshe e jo vetëm me akuza, por të bëhet diçka më konkrete”, tha Bojan Kordallov, komunikolog.

Kardallov shtoi se jetojmë në klimë shumë të keqe, qytetarët humbin shpresë se diçka do të përmirësohet, gjë që drejtpërsëdrejti ndikon në rritjen e largimit të qytetarëve.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

OSBE-ja fton serbët e veriut të votojnë më 21 prill

Story i radhës

Mungesa e vitaminës D shkakton shumë sëmundje

Të fundit nga

ShkoLartë