sjam vetevrasese postimi i vjeter trondites i giuffre behet viral pas vdekjes 680ceb4ec3826

“S’jam vetëvrasëse”/ Postimi i vjetër tronditës i Giuffre bëhet viral pas vdekjes

April 26, 2025
1 minut lexim

Pas lajmeve për vdekjen e Virginia Giuffre, një postim i saj i vjetër në rrjetet sociale është bërë viral. Në të, ajo shkruante se nuk ishte vetëvrasëse dhe paralajmëronte se shumë njerëz të këqij donin ta heshtnin. Ajo kishte bërë të ditur këtë shqetësim edhe tek terapisti dhe mjeku i saj i familjes, duke kërkuar që, nëse i ndodhte diçka, njerëzit të mbronin familjen e saj.

Giuffre, e cila kishte akuzuar Princin Andrew dhe Jeffrey Epstein për abuzim seksual, raportohet se ka vdekur nga vetëvrasja në shtëpinë e saj në Australinë Perëndimore. Vdekja e saj ndodhi disa javë pasi ajo ishte përfshirë në një aksident automobilistik dhe ishte shtruar në spital.

Në postimin e saj në X, Giuffre kishte shkruar:

“Po e bëj të ditur publikisht: nuk jam në asnjë mënyrë vetëvrasëse. E kam thënë këtë tek terapisti dhe mjeku im. Nëse më ndodh diçka, ju lutem, mos e lini të shuhet dhe ndihmoni të mbrohet familja ime. Shumë njerëz të këqij duan të më mbyllin gojën.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

vershime te nenkalimi ne afersi te stacionit te autobuseve ne prishtine 680cea26af4b3
Story i mëparshëm

​Vërshime te nënkalimi në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë

taravari ne balkan health forum ne turqi shendeti eshte ura qe lidh kombet 680cef4a42ed5
Story i radhës

Taravari në Balkan Health Forum në Turqi: “Shëndeti është ura që lidh kombet”

Të fundit nga

Kaderi sjell poza joshëse në bikini

Modelja e njohur Kader Kicaj, ka ndezur rrjetin me postime nga pushimet luksoze. Ajo është shfaqur në rroba banjoje me disenj tigri. Bukuroshja di si të marrë vëmendje gjithmonë, duke pozuar me
ShkoLartë