situate shprese me e erret sesa ne kohen e okupimit serb bytyci mesazh autoriteteve shpenzoni me shume para per ruajtjen e shtetesise 67d993bc8635b

“Situatë shprese më e errët sesa në kohën e okupimit serb”- Bytyçi mesazh autoriteteve: Shpenzoni më shumë para për ruajtjen e shtetësisë

March 18, 2025
min lexim

Djali i presidentit amerikan Donald Trump, Donald Trump Jr, para disa ditëve shkoi në një vizitë në Serbi ku u takua me Aleksandar Vuçiqin.

Gjatë kësaj vizite, Trump Jr. ka shfaqur një hartë të Ballkanit Perëndimor, ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë.

Po ashtu, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump Jr., beson se “bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë ardhur si pasojë e një skandali mes ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton dhe një praktikanteje në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky”.

Këto deklarata kanë marrë vëmendjen e theksuar të opinioni publik nisur edhe nga fakti i zhvillimeve të fundit globale dhe kërcënimeve të vazhdueshme që Kosovës i vijnë nga Serbia.

Në një bisedë me gazetën “Bota sot” prof. Dr. Enver Bytyçi ka shtruar një shqetësim të madh për të ardhmen e Kosovës dhe të rajonit, duke vënë në pah disa zhvillime që mund të kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e shqiptarëve.

Image

Prof. Dr. Enver Bytyçi

Një nga shqetësimet më të mëdha është revizionimi i ngjarjeve të kaluara të tri dekadave të fundit, ku përpjekjet për të justifikuar veprimet e Rusisë dhe ambiciet imperialiste të saj janë duke u shtuar.

Bytyçi ka shprehur shqetësimin se një narrativë që pretendon se „Serbia nuk duhej të bombardohej nga NATO në vitin 1999“, po merr përhapje, duke i dhënë legjitimitet genocidit serb të udhëhequr nga Milosheviçi ndaj shqiptarëve. “Ky është një rrezik i madh për identitetin dhe të ardhmen e Kosovës, pasi ndihmon në krijimin e një imazhi të rremë, ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë, një pohim që është shpërndarë edhe në rrethana të papritura, si në një podcast të Trump Jr., ku Kosova u shfaq brenda kufijve të Serbisë.

“Pyetja një milionëshe e sotme është pse Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët jetojnë në iluzionin e paqes dhe të garancisë për integritetin dhe sovranitetin e vendit, ndërkohë që bota ka ndryshuar dhe gjithçka nuk është si më parë, kur situata është përkeqësuar dhe përkeqësohet çdo ditë?! Shih çfarë po ndodh! – Po revizionohet e gjithë e kaluara e tri dekadave të fundit në favor të kritikave dhe qëndrimeve të Rusisë dhe ambicieve imperialiste të saj. Kanë nis ditët të numërohen mbrapsht me narrativën se „Serbia nuk duhej të bombardohej nga NATO në vitin 1999“! Pra të marrë legjitimitet genocidi serb i Milosheviçit kundër shqiptarëve! Për pasojë ndodhi ajo që pamë në Podcastin e Trump junior, në sfondin e të cilit shihej një hartë, ku Kosova u gjend brenda kufijve të Serbisë”, ka thënë Bytyçi për “Bota sot”.

Në fakt, kjo sipas tij ka ndodhur edhe në Shqipëri para dy vitesh dhe kryeministri Rama e justifikoi si diçka të zakonshme.

“Ka ndodhur si provokim edhe në ndonjë vend tjetër që e ka njohur Kosovën shtet sovran e të pavarur. Por kjo që ndodhi me Junior Trump është ndryshe, sepse bëhet në përpjekje për ta josh presidentin e Serbisë për diçka substanciale, duke i lënë të kuptohet se „Kosova është e do të jetë pjesë e Serbisë“! Varet se çka ka kërkuar Aleksandër Vuçiq në takimin me djalin e presidentit amerikan para pak ditësh. Mund të ketë kërkuar që „Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina të rikthehen si pjesë e një federate të një Jugosllavie të Re“! Mundet të ketë paraqit ndonjë projekt për ndarjen e Kosovës, duke premtuar status të veçantë për SHBA-të në pasuritë e veriut të saj. Ka ndonjë mundësi që ta ketë bindur atë që „Kosova të gëzojë ndonjë autonomi të gjerë nën sovranitetin e Serbisë, por pa asnjë të drejtë shkëputjeje“! Të gjitha opsionet janë aty dhe të gjitha këto bëjnë pjesë në apetitet e Beogradit!”, është shprehur ai.

Sipas profesorit, SHBA-të tashmë kanë marrë një kurs, me të cilin po revizionojnë plotësisht Amerikën, jo vetëm në qëndrimet e saj ndaj Kosovës. Andaj, ai shprehet se fillimisht, duhet menduar dhe ndërtuar një platformë e re për të tërhequr administratën e Donald Trump në anën e Kosovës.

“Në fakt, unë kam qenë skeptik edhe se Barak Obama dhe Joe Biden ishin ose jo të vendosur e të bindur për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Ndërkohë që George ë. Bush, ashtu si Clinton dhe I ati I tij, ishin autorët e mbrojtjes dhe bërjes shtet të saj. Por ajo kohë i përket të kaluarës tashmë. Tani jemi para një realiteti të ri dhe është me rëndësi se si duhet të veprojmë në rrethanat aktuale:

Së pari, duhet menduar dhe ndërtuar një platformë e re për të tërhequr administratën e Donald Trump në anën e Kosovës. Ky është e duhet të jetë plani A i autoriteteve të Kosovës. Çfarë kam parasysh për këtë? Vjosa Osmani, Albin Kurti, kryetarët e partive politike, autoritetet më të larta të vendit duhet të mblidhen, të diskutojnë, të debatojnë për këtë. Ndoshta edhe në medie duhet inicuar që të merret mendimi i ekspertëve në këtë fushë: – ‘Çfarë i duhet ofruar SHBA-ve në këmbim? A mos ndoshta do të duhet të legjitimohet në fund të fundit një lloj traktati dhe marrëveshjeje, me të cilën Kosova për 20, 30 apo 50 vitet e ardhshme të bëhet protektorat I SHBA-ve. Pra të bëhet ajo që thoshte Rogova: “Na bëni shteti i 51-të”?! Jemi në një situate shprese më të errët sesa në kohën e okupimit serb. Pra, ka shumë opsione të tërheqjes së interesave amerikane në Kosovë. Pashë që në Pejë një kompani armësh amerikane do të ndërtojë një fabrikë të tillë. Çfarë nevojash dhe interesash tjera ka Uashingtoni në Kosovë? Këto duhet eksploruar dhe ofruar me kushte lehtësuese”, ka potencuar profesori.

Së dyti, si mundësi tjetër është lobimi.

Lobimi, sipas Bytyçit kërkon para dhe njerëz të fuqishëm e të përkushtuar, të dijshëm e të urtë.

“Parlamenti i ri në seancën e pare duhet të ndajë një fond të majmë për këtë. Është në pikëpyetje shteti. Për shtetin paratë nuk janë asgjë. Ndjesë që po e përmend, por zoti Thaçi shpenzoi buxhetin e shtetit për të lobuar ndarjen e Kosovës. Sot duhet të ndodhë e kundërta, të shpenzohen shumë më tepër para për ruajtjen e territorit dhe të shtetësisë.

Së treti, Duhen dërguar kudo sinjale të forta dhe të qarta, në mënyra dhe në forma të ndryshme, se shqiptarët janë të gatshëm ta mbrojnë Kosovën edhe me luftë kundër Serbisë. Do të ishte mire që këto sinjale t’i dërgonte edhe shtetit shqiptar, madje edhe shqiptarët e politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës e në Mal të Zi. Por nuk shoh kaq shumë bashkëpunim për të ndodhur kjo mrekulli. Megjithatë duhen evituar konfliktet e ngushta politike. Dëshmia e parë e kësaj do të ishte krijimi i një qeverie të përbashkët pozitë-opozitë në Kosovë”, ka nënvizuar ai.

Dhe opsioni i fundit, që Bytyçi e sheh se ka të bëjë me ridimensionimin e aleancave të Kosovës me Fuqitë e Mëdha.

“Kjo në dy aspekte. – Në aspektin e parë për të garantuar partnerët e ngushtë të SHBA-ve në një aleancë më të ngushtë me ta. Kjo me kusht që këto fuqi të ndikojnë në administratën Trump për mbrojtjen e shtetit të Kosovës. Dhe në aspektin e dytë, që të merren garanci edhe me ndonjë Fuqi të Madhe, e cila mund të duket si neutrale, por që ka potencialin ta mbrojë Kosovën, ndoshta e vetme”, ka përfunduar profesori.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

maskoheshin si punetore dhe vidhnin energji per shtepite e barit si u zbulua banda mafioze e shqiptareve ne angli 67d98a5a3036e
Story i mëparshëm

Maskoheshin si punëtorë dhe vidhnin energji për shtëpitë e barit, si u zbulua banda mafioze e shqiptarëve në Angli

nasa spacex nisin raketen per te kthyer astronautet e bllokuar 67d99689a3398
Story i radhës

NASA, SpaceX nisin raketën për të kthyer astronautët e bllokuar

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë