Situatë kritike në dy HEC-e/ KESH: Shkarkime të kontrolluara, po ruajmë energjinë

1 minut lexim

Korporata elektro-energjitike ka njoftuar se prurjet ujore në pellgun e Drinit janë në një situatë esktreme. Si pasojë e reshjeve me intersitet të lartë në 24 orët e fundit, basenet që adminisitrohen nga KESH, ato të Komanit dhe Vaut të Dejës janë në pikë kritike.

Për këtë arsye KESH ka nisur shkarkimet, por sipas njoftimit zyrtar, nëse sasia e ujit ka arritur në 4 000 m3/sekondë, shkarkimet nuk kanë kaluar në vlerën 1300 m3/s.

Sipas KESH vetëm 30 % e sasisë së ujit po shkarkohet.

Pjesa tjetër po ruhet si rezervë energjie. Sipas KESH ky menaxhim ka ndihmuar në minimizimin e përmbytjeve të zonës së nën-Shkodrës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zgjidhni një nga këto 3 imazhe dhe zbuloni si ju shohin të tjerët

Story i radhës

​Vërshime në disa vendbanime në Deçan

Të fundit nga