Funerali i legjendës Pele, nuk mund të kalonte pa incidente.
Në rrugët e Sao Paulos, gjatë lëvizjes së kortezhit funeral drejt varrezave, ka pasur një përleshje mes dy grupeve të tifozëve.
Tifozët e Santos, klubi për të cilin luante Pele, sulmuan mbështetësit e rivalit të përbetuar Palmeiras.
Kaos më të madh u parandalua nga pjesëtarët e policisë ushtarake, të cilët me atë rast ndaluan disa tifozë.
Sipas mediave braziliane, rreth 230,000 njerëz morën pjesë në lamtumirën e fundit të Peles, ndaj ka edhe një numër të madh të personelit të sigurisë në rrugë.