Situatë e vështirë nga zjarri në Pustec/ Era favorizon përhapjen e flakëve, rrezikojnë t’i afrohen doganës së Goricës

1 minut lexim

Vazhdon me intensitet të lartë zjarri në Pustec për shkak të përhapjes së flakëve në shumë drejtime.

Gazetari Roland Beqiraj raporton se sipërfaqja e djegur i kalon 150 hektarë bimësi.

Vatrat e zjarrit janë përhapur aq shumë sa kanë dalë nga kontrolli dhe rrezikojnë t’i afrohen edhe doganës së Goricës dhe fshatit Goricë e Madhe.

Era po e përhap zjarrin edhe në drejtim të Pogradecit përgjatë Malit të Thatë.

E vetmja alternativë për të lokalizuar vatrat duket se mbetet ndërhyrja nga ajri.

Story i mëparshëm

Nga toka s’po shuhet zjarri në Prevallë, nesër nis intervenimi nga ajri

Story i radhës

Shtatë pacientë me Covid në Klinikën Infektive

Të fundit nga