Situatë e rëndë në Luhansk: Rusët po godasin pa pushim lagjet e banuara

1 minut lexim

Guvernatori i Luhanskut, i cili ka rënë pothuajse plotësisht nën kontrollin rus, ka thënë se ishte e mundur që forcat ukrainase mund të tërhiqen nga xhepi i fundit i rezistencës për të shmangur kapje, raporton Sky news, përcjell “Bota sot”.

“Rusët nuk do të jenë në gjendje të kapin rajonin e Luhanskut në ditët në vijim, siç kanë parashikuar analistët,” tha Serhiy Gaidai në një postim në shërbimin e mesazheve Telegram, duke iu referuar qyteteve të rrethuara afër Severodonetsk dhe Lysychansk.

“Ne do të kemi fuqi dhe burime të mjaftueshme për t’u mbrojtur. Megjithatë, është e mundur që për të mos u rrethuar do të duhet të tërhiqemi.”

Në një postim të mëparshëm në Telegram ai tha se “banorët e Severodonetsk kanë harruar se kur ishte hera e fundit që pati heshtje në qytet për të paktën gjysmë ore”.

Ai shtoi se “rusët po godasin pa pushim lagjet e banuara”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Turizmi mes rritjes së çmimeve, Spahia: S’ka ulje të numrit të qytetarëve që zgjedhin të kalojnë pushimet në Shkodër

Story i radhës

Bebe Rexha ngacmon imagjinatën në pozat e fundit

Të fundit nga