Deputetët e Lista Srpska si edhe punonjësit e administratës së angazhuar në shtetin e Kosovës u larguan në mënyrë demonstrative pak ditë më parë duke nxitur tensionet mes shtetit më të ri në rajon dhe Serbisë.
Madje, këta të fundit kaluan ushtrinë në gatishmëri duke kërcënuar Kosovën me luftë. Në lidhje me këtë si edhe raportet e Republikës së Kosovës me serbët ka reaguar edhe kreu i AAK, Ramush Haradinaj, i cili tha se është qëllimi i të gjithëve, shqiptarëve dhe serbve që të marrin vendime, të cilat bëjnë që të gjithë të jetojnë me dinjitet në Republikën e Kosovës.
Ai iu drejtua serbve në serbisht përmes emisionit “Ballkan” të ABC. Intervista e plotë do të transmetohet në orën 17:30 në “Ballkan”.
“Jemi të ndërgjegjshëm që gjendja e tanishme nuk është ajo që ne meritojmë, ne të gjithë në Kosovë dhe në rajonin tonë, ne veriun dhe jugun e Kosovës, por jemi gjithashtu seriozë që të marrim vendime për jetën tonë, për të jetuar me dinjitet. Qëllimi im është që çdo qytetar i Kosovës, qoftë në very apo në jug, të jetojë me dinjitet”, tha Haradinaj përballë gazetares Linda Karadaku