Situata në Kosovë, Stoltenberg: Palët të gjejnë zgjidhje

March 7, 2023
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, foli sot për situatën në Kosovë. Ai u bëri thirrje palëve të gjejnë një zgjedhje.

Nëpërmjet një konference të përbashkët me presidentin, Bajram Begaj, në Bruksel Stoltenberg apeloi dy vendet që të bëjnë përpjekjet maksimale për marrëveshje në dialogun mes tyre.

“Aleanca e NATO ka qenë prezente në Kosovë prej shumë vitesh. Aleatët janë të angazhuar që të vazhdojnë të kontribuojnë vijimësinë e pranisë në Kosovë. Ne punojmë gjithashtu me Bashkimin Evropian në Kosovë. Ne vlerësojmë gjithashtu edhe diskutimet e zhvilluara gjitha me ndërmjetësimin e BE-së mes Serbisë dhe Kosovës. Ne mendojmë se kjo është rruga e vetme për stabilitetin në Kosovë. Kemi një mundësi historike që mund të jetë më shumë rëndësishme për të gjithë rajonin. Palët të tregojnë fleksibilitetit dhe gatishmëri për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Pra, NATO është e pranishme në Kosovë dhe ne e marrim shumë seriozisht situatën aty”, tha Stoltenberg.

/albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arrestohet një person nën dyshimin e shumë vjedhjeve në Gostivar

Story i radhës

Ukraina nis bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit

Të fundit nga

ShkoLartë