​Situata në klubin e Ferizajt, presidenti Abazi iu drejtohet tifozëve

min lexim

Në klubin e Ferizajt së fundi janë duke ndodhur ndryshime të papritura.

Trajneri Arbnor Morina dha dorëheqje menjëherë pas barazimit 1-1 me Gjilanin në fundjave, dhe bashkë me të edhe një pjesë e stafit teknik.

Kjo ka ngjallur pasiguri tek tifozët e kësaj skuadre, por është presidenti Lulzim Abazi ai i cili ka kërkuar që tifozët të mos jenë në panikë pasi ai me stafin e tij po punojnë fuqishëm që së shpejti të emërohet trajneri i ri si dhe emra të tjetër të dëshmuar në futboll.

“Sa i përket situatës së krijuar, unë e garantoj secilin tifoz që nuk ka vend për panik dhe pasiguri për të ardhmen e klubit tonë. Po punojmë dhe jemi në bisedime me disa trajner sa i përket udhëheqjes së stolit të FC Ferizaj. Shumë shpejt do të zëvendësojmë pozitat e lira në klub, me emra të dëshmuar në futboll. Vetëm duhet të kemi durim sepse rruga e suksesit nuk është e lehtë“, ka thënë Abazi.

Ferizaj është në vendin e fundit në tabelën e Superligës me vetëm tetë pikë pas dhjetë xhirove.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U përfol se pati përplasje me shefat, Sokol Balla largohet nga Top Chanel?

Story i radhës

E butë si shkumë, si të gatuani bukën turke që më pas s’do ia ndani tavolinës suaj

Të fundit nga