“Situata në favor të Kosovës”, ja çka thotë avokati shqiptar për dorëheqjet e policëve serbë

Shtetet e Bashkuara dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) kanë shprehur shqetësim, pasi thanë se tre pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje.

Kanë filluar sërish dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës, kësaj radhe dhanë dorëheqje disa pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës.

Këto dorëheqje thuhet se kanë ardhur në ndikim nga Beogradi

E për këtë në një prononcim për “Bota sot” foli avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai në një përgjigje të shkurtër u shpreh se këto dorëheqje shkojnë në favor të Kosovës.

“Kosova e ka në favor. Çdokush që kërkohet nga pushteti, juridikisht i jep të drejtë partisë kundërshtare të marrë të gjithë pushtetin. Pse, Kosova, nuk ka policët e saj…?” u shpreh Ngjela.

Story i mëparshëm

Aksidentoi për vdekje dy turistët italianë në Sarandë, lihet në burg 17-vjeçari

Story i radhës

Tayna publikon këngën e re “Shqipet 2”

Të fundit nga