​Situata me zjarret në Mitrovicë, komandanti i Zjarrfikësve: Qytetarët të bëjnë kujdes

August 2, 2023
1 minut lexim

Situata me zjarret në komunën e Mitrovicës gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta vlerësohet e menaxhueshme dhe nën kontroll. Autoritetet thonë se është ngritur niveli i gatishmërisë dhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes institucioneve përgjegjëse ka ndikuar që numri i zjarreve në Komunën e Mitrovicës në krahasim me vitin e kaluar të jetë dukshëm më i vogël, pa përjashtuar këtu si faktor kryesor edhe ngritjen e vetëdijes qytetare.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Mitrovicës, Tahir Makolli, deklaron se gjatë muajit korrik kanë intervenuar në 51 raste, numër ky mi i ulet se muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Ai tha se edhe patrullimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në pjesët rurale dhe vetëdija qytetare kanë ndikuar që të ketë më pak raste me zjarret.

Mikullovci ndërsa tregon zonat më të rrezikuara të Mitrovicës nga zjarret, apelon edhe qytetarët që të bëjnë kujdes me ndezjen e hamulloreve.

Shqetësimi më i madh për këtë njësi zjarrfikëse është mungesa e personelit. Sipas ligjit, në Mitrovicë do të duhej të ishin edhe 15 zjarrfikës të tjerë pasi numri është i pakët.

Sa i përket makinerisë, Mikullovci tha se gjendja është relativisht e kënaqshme, ndërsa po presin që të marrin edhe një tjetër automjet zjarrfikës i cili është në procedura tenderuese nga Komuna e Mitrovicës.

Shefi i zjarrfikësve të Mitrovicës shprehet i kënaqur me pajisjet personale për zjarrfikës me të cilat janë furnizuar së fundmi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qëlloi me armë zjarri ndaj familjes Kaçi në Hamallaj, shoferi i Lindita Nikollës del sot në gjykatë

Story i radhës

Temperaturat ekstreme ‘bëjnë namin’/ Rruga më e rëndësishme tregtare e Evropës është në rrezik

Të fundit nga

ShkoLartë