situata e zjarreve ne vend 9 vatra aktive ja zonat me te prekura mbi 450 forca dhe mjete ajrore ne terren 6a7c7a8b80a29

Situata e zjarreve në vend/ 9 vatra aktive, ja zonat më të prekura. Mbi 450 forca dhe mjete ajrore në terren

August 12, 2026
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në orën 14:00 të 12 gushtit, 9 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë.

Për përballimin e situatës janë angazhuar strukturat e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura, shërbimet zjarrfikëse, Policia, shërbimi pyjor dhe vullnetarë. Në zonat ku janë raportuar të dhëna të plota, rezultojnë të angazhuara mbi 450 forca, ndërsa nga ajri operojnë 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë Air Tractor.

Në Dajt, mbi tunelet e Qafë-Mollës, operojnë 22 forca të MZSH dhe ADZM, të mbështetura nga dy helikopterë. Në Priskë të Madhe janë angazhuar 15 efektivë dhe katër automjete zjarrfikëse. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Drenie të Patosit, vijon puna për shuarjen e një zjarri të riaktivizuar. Operacioni është përforcuar me 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një autoambulancë.

Në Krujë, operacionet vijojnë në lagjen Abaze, ndërsa në lagjen Bojë, ku janë evidentuar dy vatra, zjarrfikësit janë pozicionuar pranë banesave. Një helikopter i FA-së po ndërhyn nga ajri për mbrojtjen e zonave të banuara.

Në Përmet, vijon ndërhyrja në malin e Nëmërçkës dhe në malin e Dhëmbelit, pa rrezik për banesat.

Situata paraqitet më e angazhuar në Gurë-Lurë të Dibrës, ku janë përfshirë mbi 220 forca nga institucionet dhe strukturat e emergjencave, ndërsa nga ajri po operojnë dy avionë Air Tractor. Ekipet zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave që mund të ekspozohen ndaj flakëve.

Në malin e Moravës, Devoll, vatra është izoluar dhe po mbahet nën monitorim. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes thekson se prioritet mbetet mbrojtja e jetës dhe banesave, izolimi i vatrave aktive dhe rikthimi i situatës në normalitet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hoti ruajtja e kushtetutshmerise eshte mbi cdo interes elektoral 6a7c79d3b6359
Lajmi i mëparshëm

Hoti: Ruajtja e kushtetutshmërisë është mbi çdo interes elektoral

serbia distancohet virtualisht nga rusia qe te afrohet me kinen 6a7c7ab3b9f72
Lajmi i radhës

Serbia distancohet virtualisht nga Rusia që të afrohet me Kinën

Të fundit nga

ShkoLartë