​Situata e zjarreve në Shqipëri, Balla apel qytetarëve: Na ndihmoni të çojmë para drejtësisë përgjegjësit

min lexim

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ju bëri thirrje qytetarëve nga foltorja e Kuvendit për një bashkëpunim më të madh në rastin e zjarreve.

Balla theksoi se qytetarët nuk duhet vetëm të njoftojnë kur bie zjarr, por edhe të ndihmojnë autoritet për vënien para përgjegjësisë të autorëve.

“Kam pasur një takim me gjykatat javën e kaluar, duhen dënime ekzemplare ndaj zjarrvënësve. Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar deri më tani banesat e qytetarëve, por sa i takon pemëtarive të mbjella nga fermerët, kullotat e pyjet, dëmet janë shumë të mëdha”, tha Balla.

Ai kërkoi një reflektim nga i gjithë publiku dhe komunitetet, si dhe një bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, kërkohet edhe vullnetarizëm.

“Isha mbrëmë në Kavajë, ku forcat zjarrfikëse mungonin me flakët, por mungonte angazhimi vullnetar. Ndaj i kam kërkuar Bashkive që të vendosin në mbështetje të ekipeve zjarrfikëse edhe punonjës të strukturave të bashkive. Është e pamundur që 1300 zjarrfikës në shkallë vendi të përballojnë situatat e zjarreve. Duhet një solidarizim me forcat zjarrfikëse”, tha Balla.

Story i mëparshëm

Kush është Aivo Orav, ambasadori i ri i BE-së në Kosovë

Story i radhës

​16 ditë nga greva në Trepçë shkaku i mos ekzekutimit të pagave, mijëra euro humbjet ditore

Të fundit nga