Situata e sigurisë në Kosovë, temë diskutimi mes Jasharit me përfaqësuesit të Britanisë

min lexim

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim përfaqësuesin Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO dhe BE, gjenerallejtënant Ian Cave CB.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se Jashari i ka uruar mirëseardhje Gjeneralit Cave dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ofron në aspektin bilateral si dhe në kapacitetin e tij si përfaqësuesin ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO dhe BE.

“U potencua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në mes të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në trajnime, stërvitje dhe zbarkime të përbashkëta, gjithashtu  Gjeneral Jashari e ka njoftuar gjeneralin Cave me të arriturat e FSK-së, planin e tranzicionit dhe që fokusi i tij si komandant në kuadër të këtij plani janë zhvillimi i regjimenteve të këmbësorisë dhe kapacitetet specialistike në njësi të tjera”.

”Cave e falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe e përgëzoi për zhvillimin e FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve të saj. Të dy gjeneralët gjithashtu biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon si dhe faktin që FSK është forcë që kontribuon në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash, Jashari u shpreh që FSK është e gatshme që të vijojë tutje zhvillimin e saj, si dhe të bëjë të gjitha veprimet e duhura që të bëhet forcë profesionale dhe e ndërveprueshme me NATO-n dhe aleatët e saj. 

Story i mëparshëm

Celine Dion do t’i rikthehet skenës? Ja çka thotë menaxheri i saj

Story i radhës

(VIDEO) 85 persona përfunduan në urgjencë për shkak të temperaturave të larta

Të fundit nga