Situata e rrugëve në Korçë, ja akset që kanë vështirësi në qarkullim

Prej katër ditësh, Bashkia e Korçës po punon për hapjen e aksit rrugor Shtyllë-Panarit. Momentalisht po punohet në kilometrin e fundit në majë të Mashkullores, aty ku vështirësia është edhe më e madhe. Kjo edhe për shkak sepse trashësia ka shkuar në 2 metra.

Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Ilir Dinellari po punohet në kilometrin e fundit në Mashkullë dhe ditën e sotme janë të gjitha gjasat që rruga të jetë e kalueshme me zinxhirë.

Në ditët në vijim,  sipas Dinellarit, do të punohet për ta bërë aksin të kalueshëm pa probleme në të dy senset e lëvizjes. Me tepër se trashësia e dëborës, prania e madhe e akullit dhe era e fortë e bën të vështirë hapjen në kohën e duhur të këtij aksi rrugor.

Vështirësi në qarkullim kanë edhe rrugët e fshatrave të njësive administrative Dardhas, Proprisht, Trebinjë, dhe Velçan në bashkinë e Pogradecit, Lekas në bashkinë e Korçës, ndërkohë që të gjitha rrugët që të çojnë në qendrat administrative janë të kalueshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Мицковски до Ковачевски: Државните интереси не може да се стават во ексел табела

Story i radhës

Pse autonomia është një përbërës kyç për lumturinë dhe mirëqenien

Të fundit nga