Reshjet e shiut në Elbasan kanë qenë me intensitet të lartë në të gjithë qarkun, por nuk ka pasur probleme.
Akset rrugore janë të hapura dhe furnizimi me energji elektrike ka qenë i plotë, përveç njësisë administrative të bashkisë Librazhd e Stravaj në bashkinë Prrenjas.
Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë nuk ka pasur përmbytje në banesa ose në tokat bujqësore.