Situata e Haller, tumori në testikuj ishte më i rëndë se mendohej

1 minut lexim

Skuadra e Borussia Dortmundit e transferoi Sebastien Haller nga Ajaxi këtë verë si zëvendësim të Erling Haaland.

Por, si duket gjiganti gjerman do të jetë i detyruar që të presë për debutimin e Haller, pasi që ky i fundit u diagnostikua me tumor në testikuj.

Haller iu nënshtrua operimit me shpresën që do ta largonte tumorin, por që kjo gjë nuk ndodhi.

Dortmundi e ka konfirmuar tani që tumori në testikuj i Haller është diagnostikuar si malinj dhe ai do të mungojë për disa muaj pasi do t’i nënshtrohet kimioterapisë.

Sezonin që lamë pas, Sebastien Haller arriti të bëjë 42 paraqitje në të gjitha garat për Ajaxin, duke regjistruar 34 gola dhe nëntë asistime mbi emrin e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Mirupafshim Shqipëri! Le të digjen ata që duan ty në zjarr, mua do më marrë malli, por do iki se jam shumë e re të vdes”

Story i radhës

Turistë, vizitorë, emigrantë ‘vërshojnë’ në Shqipëri!

Të fundit nga