Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhjen me situatën Covid-19 në vend.
MSH raporton se si pasojë e virusit ka humbur jetën një qytetar. Mbi infektimet e reja, njoftohet se nga 58 testime të kryera ditën e sotme, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Njoftimi nga MSH:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 58 testime, 3 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit
19 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 58 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 3 qytetarë, në Bashkitë:
Nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë, Berat.
Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit 1 qytetar ka humbur jetën nga SarsCov2.
Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,776 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 19 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 58
Testime totale 2,015,415
Raste pozitive 332,556
Raste të shëruara 328,776
Raste Aktive 185
Humbje jete 3,595
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 142
Fier 12
Vlorë 6
Durrës. 6
Gjirokastër 6
Lezhë. 4
Berat. 4
Shkodër 3
Elbasan. 1
Korçë. 1