sistemi per parandalimin e shkembimit te fjalekalimeve po jep rezultate per

Sistemi për parandalimin e shkëmbimit të fjalëkalimeve po jep rezultate për Netflix

June 9, 2023
1 minut lexim

Ndërsa kishte prej përdoruesve të cilët mbyllën llogaritë e tyre Netflix pasi kompania vendosi të ndalonte praktikën e shkëmbimit të fjalëkalimeve, sistemi i ri i platformës po fillon të japë frytet e saj.

Sipas të dhënave të firmës analitike Antenna, Netflix vërejti një rritje të ndjeshme të regjistrimeve të llogarive të reja pasi sistemi i ri hyri në fuqi në SHBA dhe disa vende të botës në fund të muajit Maj.

Antenna thotë se Netflix pati regjistrimet më të larta në 4 vitet e gjysmë. Më 26 dhe 27 Maj kishte afro 100 mijë regjistrime çdo ditë.

Përgjatë katër ditëve kompania kishte mesatarisht 73 mijë regjistrime të reja, një statistikë 102 përqind më e lartë nëse krahasohet me mesataren e 60 ditëve të kaluara.

Edhe pse mbyllja e llogarive shënoi rritje gjithashtu, Antenna tha se regjistrimet i tejkaluan ato. Vlen të theksohet se këto nuk janë shifra zyrtare të Netflix dhe do të kemi një ide më të qartë të impaktit që sistemi i Netflix për të parandaluar shkëmbimin e fjalëkalimeve mes përdoruesve ka pasur.

Netflix filloi të godiste këtë praktikë në vendet e Amerikës Latine përpara se të implementonte rregullat e reja në Kanada, Zelandën e Re, Portugali dhe Spanjë në Shkurt.

Në SHBA përdoruesit duhet të paguajnë 8 dollarë në muaj më shumë për të aksesuar një llogari jashtë shtëpisë. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

rexhepi ne projektet infrastrukturore do te perfshihen edhe qasja per personat me aftesi te kufizuar 6483736207ae6
Story i mëparshëm

Rexhepi: Në projektet infrastrukturore do të përfshihen edhe qasja për personat me aftësi të kufizuar

shba thote se irani po ndihmon rusine ne ndertimin e nje fabrike te re per drone 6483772b2e1de
Story i radhës

SHBA thotë se Irani po ndihmon Rusinë në ndërtimin e një fabrike të re për dronë

Të fundit nga

ShkoLartë