sistemi one stop shop ne bllace do vihet ne funksion nga e shtuna 67f588c4e0c52

Sistemi One-stop-shop në Bllacë do vihet në funksion nga e shtuna

April 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 prill – Sistemi one-stop shop i paralajmëruar prej kohësh në pikën kufitare Bllacë-Elez Han me Kosovën do të hyjë në funksionim zyrtar të shtunën më 12 prill, ka konfirmuar MPB-ja.

Sistemi me një kontroll ishte menduar të fillonte funksionimin në fund të marsit, por për arsye teknike u shty deri në mes të prillit.

Për dallim nga sistemi “One Stop Shop” në Tabanovc, në këtë pikë kufitare do të ketë vetëm një kontroll, ose më saktë, qytetarët do të kontrollohen vetëm një herë në pikën e përbashkët mes dy vendeve.

Në këtë vendkalim ka pasur shpesh radhë të gjata, sidomos gjatë fundjavave, kur pritja arrinte deri në dy orë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

ibrahimi vullneti i mire na ka derguar per ta menduar shkrirjen e partive ne vlen 67f588c1a6425
Story i mëparshëm

Ibrahimi: Vullneti i mirë na ka dërguar për ta menduar shkrirjen e partive në VLEN

pd cel zyrtarisht fushaten me 11 prill jola hysaj ftoj cdo qytetar te na bashkohet 67f58e2664c30
Story i radhës

PD çel zyrtarisht fushatën më 11 prill, Jola Hysaj: Ftoj çdo qytetar të na bashkohet!

Të fundit nga

ShkoLartë