sistemi i safe city thuajse eshte gati priten ndryshime ligjore 67cdd2595791a

Sistemi i “Safe city” thuajse është gati, priten ndryshime ligjore

March 9, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, nuk zbuloi se kur saktësisht do të zbatohet në praktikë sistemi Safe City, por theksoi se tani për herë të parë i gjithë sistemi teknikisht është pothuajse gati. Sipas Janev, pengesa e vetme për zbatimin e tij janë ndryshimet ligjore që duhet të kalojnë në Kuvend.

“Ka plan veprimi, pakoja e ndryshimeve ligjore tashmë është dorëzuar në procedurën e qeverisë, disa janë ende në shqyrtim dhe disa janë ende duke u kontrolluar nga aspekti funksional nëse mund të bëhet e gjitha, ndërsa nga ana teknike pjesa më e madhe është e përfunduar”, tha Aleksandar Janev – Drejtor i Byrosë për Siguri Publike.

Në pritje të ndëshkimit automatik të të gjitha shkeljeve rrugore përmes sistemit Safe City, policia kryen kontrolle të shtuara në të gjithë vendin. Janev thotë se edhe pse po japin rezultate, duhet të punohet në ndryshimin e kulturës së komunikacionit te qytetarët.

” Është shtuar numri i shkelësve të mundshëm, pra policia, masat që po i zbatojmë, kanë efekt, por ajo që unë si qytetar do ta them tani dhe jo si drejtues i institucionit është që të gjithë duhet të ndryshojmë kulturën e trafikut, mund të jemi në çdo pikë, por nëse dikush, kur kalon kontrollin e qarkullimit, vozit sërish sikur të mos ketë ndodhur asgjë, kjo është vërtet shqetësuese për të gjithë ne”, shtoi Aleksandar Janev – Drejtor i Byrosë për Siguri Publike.

Policia ka nisur kontrollet e intensifikuara që nga 29 janari, kur 22-vjeçarja Frosina Kulakova u godit për vdekje nga 20- vjeçari Vasil Jovanov pas një sërë shkeljesh në trafik dhe që nga ajo kohë tema e sistemit Safe City është bërë sërish temë e nxehtë. Ministria e Brendshme bëri me dije se për zbatimin e tij në praktikë nevojiten ndryshime në pesë ligje./Alsat.mk

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

keshtu duken pyjet e perfshira nga zjarri ne decan 67cdd2557e143
Story i mëparshëm

Kështu duken pyjet e përfshira nga zjarri në Deçan

xherdan shaqiri me baselin nuk e fitojne derbin e javes ne zvicer 67cdd613bb1f6
Story i radhës

Xherdan Shaqiri me Baselin nuk e fitojnë derbin e javës në Zvicër

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë