“Sistemi aktual nuk mundëson zgjedhje të lira”, Mediu për situatën në kampin e MEK: Siguria kombëtare është primare, vendimet për këtë s’i merr Rama

Kreu i PR Fatmir Mediu në një intervistë në rubrikën ‘Opinion’ foli për fushatën për ndryshimin e sistemin zgjedhor.

Gjatë bisedës në studio, Mediu tha se thelbi i kësaj fushate është që qytetarët të marrin të drejtat e tyre dhe të vendosin.

“Deputetët e opozitës nuk kanë rrugë tjetër përveçse ta mbështesin. Deputetët duhet të shkojnë në Kuvend me garë. Sistemi aktual është një nga arsyet që nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne flasim për një demokraci parlamentar, por sot Parlamenti nuk kryen funksionet”, tha Mediu.

I ndalur tek situata në kampin e muxhahedinëve me Manzë dhe shtimin e masave nga ana e policisë, Mediu shtoi se siguria kombëtare për Shqipërinë është primare dhe se vendimet për këtë nuk i merr kryeministri.

“Që në momentin kur kanë ardhur dhe shteti i ofroi mundësi për të ndërtuar një kamp, ky ishte një shqetësim për Iranin. Ne nuk mund të lejojmë cënim të sigurisë ton kombëtare, përfundimet nëse janë cenuar apo jo duhet të vijë nëpërmjet institucioneve dhe duhet të jetë një përfundim sa më institucional. Është e rëndësishme që qeveria shqiptare të zgjidhë këtë ngërç që është krijuar në një mënyrë që të mos kthehen në një kërcënim për Shqipërinë. Siguria kombëtare për Shqipërinë është primare dhe vendimet për këtë nuk i merr kryeministri. Nëse do të veprojmë në spontanitet ne do të krijojmë një konflikt të vazhdueshëm. Nuk besoj se situata do të agravojë më tej, Shqipëria ka qenë pjesë e zgjidhjes së problemit, por duhet të kuptojmë që jo vetëm MEK por edhe rezistenca iraniane është një organizatë politike dhe jo një organizatë humane”, tha ndër të tjera Mediu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

PSG në pritje të Luis Enriques

Story i radhës

Arrestimi i tre mjekëve në Prizren pas vdekjes së foshnjës, reagon ShSKUK: Po presim raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë

Të fundit nga